Gjyshinca: Dialogu është ndër prioritetet, por jo i pari

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca në emisionin “Click” të RTV21 foli për takimin e mbrëmshëm të kryeministrit, Albin Kurtit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
I pyetur për dialogun, Gjyshinca tha se është ndër prioritetet e Qeverisë Kurti, por jo i pari.
“Dialogu është ndër prioritetet, por jo i pari. I kemi tri tema përpara: çështja e targave, çështja e energjisë, çështja e të pagjeturve”, tha Gjyshinca në Click të RTV21./21Media

Back to top button