Gjyshinca: Ne nuk jemi marrë me fotografi

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca në emisionin “Click” të RTV21 foli për takimin e mbrëmshëm të kryeministrit, Albin Kurtit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Gjyshinca komentoi edhe disa reagime që janë bërë për fotografinë e publikuar nga Vuçiqi ku afër tij shihet edhe Kurti.
Sipas tij, VV-ja nuk është marrë asnjëherë me fotografi.
“Ne nuk jemi marrë me fotografi, karakteri i kritikës së VV-së në lidhje me procesin e dialogut kurrë s’ka qenë vetëm karakter vizual”, tha ndër tjera Gjyshinca./21Media

 

Back to top button