Gjyshja 105-vjeçare thyen rekordet e vrapimit 

Rambai është 105 vjeç dhe po i jep objektiva serioze fitnesi njerëzve që e rrethojnë.
Ajo e filloi karrierën e saj të vrapimit në shtetin verior indian të Haryana vetëm një vit më parë, por tashmë ka fituar disa medalje në garat lokale.
Ajo konkurron në kategorinë e saj të moshës dhe ndonjëherë, ajo është e vetmja vrapuese.
Por për të, pjesëmarrja në këto gara është më e rëndësishme se fitorja, transmeton rtv21.tv.
Familja e saj dëshiron që ajo t’i ndërpres garat, por Rambai thotë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti./21Media

Back to top button