Gliha nuk do të jetë më trajner i Kosovës, FKK paralajmëron edhe masa tjera

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar marrëveshjen me trajnerin e deritanishëm të Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, raporton rtv21.tv.

“FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse”, thuhet në postim.

Federata ka bërë të ditur se tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A, dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar.

Ndërsa Kosova me ndeshjen e fundit me Bjellorusinë ka mbyllur ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian 2024./21Media

Back to top button