Kur hidhet shorti për grupet e Euro 2024?

Me përfundimin e ndeshjeve të nëntorit, UEFA ka konfirmuar vazot për shortin e finaleve së Euro 2024.

Shorti i turneut final të “UEFA EURO 2024” hidhet të shtunën më 2 dhjetor, me fillim nga ora 18:00.

Përveç Gjermanisë nikoqire, 20 skuadra janë kualifikuar tani për turneun e verës së ardhshme, në mesin e të cila është edhe Shqipëria dhe tre vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it në mars.

Ekipet konkurruese do të zbulojnë fatin e tyre në fazën e grupeve në orën më 2 dhjetor, kur topat do të tërhiqen në Elbphilharmonie të Hamburgut.

Tre vendet e fundit përcaktohen përmes play-off-eve të vendosura që do të luhen në mars 2024. Dymbëdhjetë skuadra konkurrojnë në play-off, bazuar në performancat e tyre në Ligën e Kombeve 2022/23.

Back to top button