Kaloni te përmbajtja kryesore

GM do të hap mbi 1 mijë vende pune – RTV 21

General motors (GM) do të investojë 14 milionë dollarë

Prodhuesi amerikan i automobilave General motors (GM) do të investojë 14 milionë dollarë dhe do të hap 1.100 vende të reja pune në qendrën e re kërkimore në San Francisko, në pajtim me investimet në të ardhmen e automjeteve.

“Zgjerimi i ekipit tonë në kompaninë Cruise Automation, e cila punon në zhvillimin e teknologjisë për vozitje autonome, është edhe një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona që të ri-definojmë të ardhmen individuale të mobilitetit”, deklaroi presidentja e përgjithshme e GM, Meri Bar, transmeton France press.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button