Godet 46-vjeçarin me sëpatë pas sherrit për një grua

Një sherr ka ndodhur sonte në rruga “1 Maji”, në Korçë të Shqipërisë.
Shtetasi E. B., dyshohet se ka goditur me sëpatë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Konflikti dyshohet për një grua, autori dhe i plagosuri është i komunitetit egjiptian.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ka vetëm thyerje të këmbës pasi e ka goditur autori me pjesën e pasme të sëpatës.
Ndërkohë policia ka shoqëruar autorin ei dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë.
“Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button