Goditet Alaska nga tërmeti me magnitudë 8.2

Një tërmet me magnitudë 8.2 ka goditur sot Alaskën, e që i njëjti u cilësua si më i rëndi që nga viti 1964, raporton CNN.
Tërmeti u lokalizua 91 kilometër në jug – lindje të Perryville, Alaska.
Mediat lokale kanë raportuar se dy tërmete tjera kanë ndodhur më përpara, me 6.2 dhe 5.2 shkallë.
Nuk është raportuar për viktima apo të lënduar, pos dëmeve materiale.
Banorët e zonës janë evakuuar, pasi ekziston rreiziku të përsëritet, e që ekspertët e zonës kanë paralajmëruar edhe cunami./21Media

Back to top button