Goditet godina e konsullatës gjermane nga raketat në Kiev

(Live update)
Ndërtesa e konsullates gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, ka cituar Reutersi Ministrinë e Jashtme Gjermane
Nuk dihet ende nëse dikush u vra apo u plagos në sulm.
Orët e fundit Rusia ka nisur raketim të shtuar ndaj Ukrainës, çka ka shtuar reagimin e liderëve botërorë.

Putin konfirmon sulmet ruse, bëri një paralajmërim të ri

Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar sulmet në një sërë vendndodhjesh në Ukrainë këtë mëngjes.

Në një adresë video, ai thotë se raketat me rreze të gjatë godasin objektet energjetike, ushtarake dhe të komunikimit.

Putin premton një përgjigje “të ashpër” ndaj çdo akti tjetër “terrorist” në territorin rus.

Udhëheqësi rus pritet sot të takohet me këshillin e tij të sigurisë dhe të diskutojë shpërthimin në fundjavë në një urë që lidh Rusinë me Krimenë – diçka për të cilën ai fajëson Ukrainën./21Media

Back to top button