Lindsay Lohan me rol në filmin e ri “Falling for Christmas”
Aktorja Lindsay Lohan u kthye me rol në film. Ajo paraqitet në filmin e ri të Netflix “Falling for Christmas”, trailerin e të cilit e lansoi ky shërbim.
Ky film është komedi-romancë. Ai shënon rolin e parë të Lohan në një produksion të madh pas një dekade, pasi që ajo pati ndërprerje për shkak të disa problemeve me ligjin dhe problemet me drogën.
Në filmin “Falling for Christmas”, Lohan luan rolin e një personaliteti shoqëror. Ajo pëson një aksident derisa është duke bërë ski, dhe për këtë shkak i humbet kujtesa.
Ajo takohet me pronarin e një shtëpize skijimi, i cili është baba beqar.
Filmi “Falling for Christmas” do të debutohet në Netflix me 10 nëntor 2022./21Media