Goditet me veturë një këmbësor në Prizren, i dyshuari arrestohet

Një person në Prizren është dërguar në mbajtje pasi e ka goditur me veturë një këmbësor të dielën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button