Goditet nga një plumb qorr një person në Deçan

Gjatë kohës që ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së tij, një person është goditur nga një plumb qorr.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Deçan.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e kësaj ka pranuar edhe trajtim mjekësorë.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që në oborrin e tij kishte pësuar lëndime të lehta trupor nga një predhë e fishekut bredhacak (qorr). Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button