Goditet nga raketa konvikti universitar i Mykolaivit

Forcat ruse bombarduan qytetin jugor të Mykolaiv gjatë natës, duke goditur një konvikt universiteti, sipas zyrtarëve ukrainas.
“Më 2 gusht, pas orës 01:00 dhe 04:00 të mëngjesit, dy lagje të qytetit të Mykolaiv u bombarduan përsëri”, tha kreu i administratës rajonale të Mykolaiv, Vitalii Kim, në një postim në Telegram.
Në momentin e granatimeve ka mbetur i plagosur një roje sigurie. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima.
Nga rënia e raketave ka marrë flakë edhe një dyqan, transmeton rtv21.tv.
“Sipas informacioneve paraprake, një nga rrethet u godit nga MLRS Smerch, tjetri nga raketat S-300”, tha Kim. S-300 është një raketë tokë-ajër që përdoret zakonisht për të shënjestruar aeroplanët ose raketat në hyrje.
Granatimet ruse të portit të rëndësishëm strategjik të Mykolaiv janë intensifikuar që nga e premtja, me sulmet gjatë fundjavës të përshkruara nga kryetari i qytetit si “më të fortët” që nga fillimi i luftës./21Media

Back to top button