Goditet nga raketat ruse një aeroport në Ukrainë
Dy raketa ruse kanë goditur aeroportin Dnipro në lindje të Ukrainës gjatë natës, duke nxjerrë jashtë përdorimit pistën dhe duke dëmtuar ndërtesën e terminalit, sipas Valentyn Reznichenko, kreu i administratës rajonale të Dnipropetrovsk.
“Shkatërrimi është në një shkallë të gjerë dhe do të duhet shumë kohë për t’u rindërtuar”, thuhej në njoftimin e Reznichenko në Facebook.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima./21Media