Goditet nga vetura një e mitur në Pejë

1 min read

Një e mitur është goditur nga vetura sot rreth orës 15:50 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Drtion Rugova.

“Në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veture dhe një këmbësor, këmbësorja ( e mitur) është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, tha Rugova./21Media