Goditet nga vetura një grua në Prishtinë

Një grua ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga vetura sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.”, tha ajo./21Media

Back to top button