Themelohet Fondi emergjent për nevojat e viktimave gjatë qëndrimit në polici

Është themeluar Fondi Emergjent për Nevojat e Viktimave. gjatë qëndrimit në polici. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se fondi i krijuar ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme.

“Fondi emergjent për nevojat e viktimave gjatë qëndrimit në polici.Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ, me anë të së cilit krijohet Fondi Emergjent për Nevojat e Viktimave.Ky fond ka për qëllim të sigurojë që viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, gjatë qëndrimit të tyre në polici, të kenë qasje në shërbimet e nevojshme. Po ashtu, ky mekanizëm garanton që ndihma për viktimat e dhunës të ofrohet në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë”, njoftoi Haxhiu.

 

Back to top button