Goditet nga vetura një person në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë

 

Një person është goditur me veturë në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë.

Këmbësori si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime. Lajmin për portalin rtv21.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor Vushtrri, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur një këmbësor i cili ka pësuar lëndime.”, ka thënë Zahiti./21Media 

Back to top button