Goditet nga vetura një qytetare në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për rtv21.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të EULEX-it, ndërkaq këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
Ajo është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button