Kaloni te përmbajtja kryesore

​Aksioni i Doganës, konfiskohen rreth 200 telefona të mençur në Prishtinë

 
Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarr një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil.
Siç ka njoftuar Dogana e Kosovës, aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara. Njësit e doganës kanë arritur që gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara.
Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 200 telefon të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe hetime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button