Goditet një këmbësor në Malishevë

Një aksident me lëndime trupore ka ndodhur dje në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Nystret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se personi që është goditur nga vetura është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin, i dyshuri është ndaluar në mbajtje.
“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshimti, kishte qene duke e drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke qarkulluar ne aksin rrugore Malisheve-Kijevë, duke mos e përshtat shpejtësinë kushteve, rrethanave te rrugës, me te arritur ne hyrje te fshatit Kijevë, vozitësi i lartcekurë papritmas me pjesën e pare ballore te krahut te djathte te automjetit ti, e godet këmbësorin prapa, i cili ishte duke lëvizur këmbë buzë rruge , nga goditja qe pëson me pas këmbësori përplasët për toke. Drejtuesi i automjetit Mercedes, ndalohet ne vend ngjarje duke ja afruar ndihmën e pare, te lënduarin më automjetin e tije e dërgon ne drejtim te QKMF-Malishevë, për shkak te lëndimeve këmbësori është dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtine, mirëpo është jashtë rrezikut për jete.”, ka informuar Xhurkaj./21Media

Back to top button