Goditet një këmbësor në Podujevë

 

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një automjet në lëvizje sot rreth orës 17:20 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Policisë me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button