Leicester City mposht Manchester United

 

“Dhelprat” siguruan tri pikë të rëndësishme kundër “Djajve të Kuq” në “Old Trafford”.

Skuadra e Leicester Cityt ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër gjigantit Manchester United si mysafir, duke mbajtur gjallë shpresat që të sigurojë një vend në Top 4 këtë sezon.

“Dhelprat” zhbllokuan rezultatin përmes golit të mesfushorit Luke Thomas në minutën e 10’, ndërsa United barazoi shifrat në 1:1 pesë minuta më vonë me golin e Mason Greenwood.

Heroi i Leicester ishte mbrojtësi turk Caglar Soyuncu, i cili pas një asistimi nga Marc Albrighton në minutën e 66’ shënoi për 2:1, duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij.

Pas fitores së sotme, Leicester ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 66 pikë, dy më shumë se Chelsea në vendin e katërt, e katër pikë më pak se kundërshtari i sotëm, Manchester United në vendin e dytë.

Back to top button