Goditet një punëtor nga kamioni për grumbullimin e mbeturinave, dërgohet në QKUK

Një burrë, punëtor i një kompanie, dyshohet se derisa ishte duke drejtuar kamionin për grumbullimin e mbeturinave, nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë më 30.03.2024.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si “aksident trafiku”.

Back to top button