Goditet për vdekje nga treni një person në Aqarevë
Një person është goditur për vdekje nga treni në Aqarevë të Skenderajt.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai ka treguar se rasti është raportuar në polici sot rreth orës 06:43.
Tutje ai ka treguar se fillimisht është menduar për aksident, por më pas Prokuroria e ka cilësuar rastin vetëvrasje.
“Informata ka qenë se një person është godit nga treni në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së në Skenderaj ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Fillimisht është mendu se kemi të bëjmë me aksident me fatalitet, mirëpo pasi është kontaktu prokurori i shtetit, rasti është cilësu si “Vetëvrasje” dhe hetimet do të vazhdojnë në këtë drejtim”, ka thënë Prekazi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?