Goditet për vdekje një këmbësore

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në qytetin e Korçës në Shqipëri.
Një makinë tip “Opel” me targa CZ 726AK ka përplasur një grua rreth moshës 70 vjeç e cila ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Përparimaj, në një kryqëzim.
“Më datë 11.08.2021, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen R. G., rreth 70 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Ndërkohë policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje./oranews

Back to top button