Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me fatalitet në Vragoli, vetura godet për vdekje këmbësorin

Një person ka vdekur pasi u godit nga një veturë në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli, në mëngjesin e sotëm.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Luljeta Mehmeti.

“Sot me datën 24.07.2026 rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person (këmbësor) të gjinisë mashkullore. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante përfshirë ato mjekësore të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, tha ajo.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari- vozitësi i veturës si dhe një pasagjer.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button