Goditi me veturë çiftin e foshnjën 3 muajshe, arrestohet shoferi

Ka ndodhur një aksident trafiku te “Rruga e Kavajës”, ku një mjet goditi me veturë çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh.
Shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet karroca e foshnjës, ndërkohë një makinë tip “G Clas” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në korsinë e biçikletave.
Ndërkaq, autori ishte larguar nga vendi ngjarjes, por A.S është arrestuar nga policia vendase.
Të lënduarit janë në mjekim intensiv.
“Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia./oranews
 

Back to top button