Presidentja Osmani ka takuar presidentin e ri të Kosta Rikës

Në San Jose, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është takuar me Presidentin e ri të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.
Presidentja Osmani dhe Presidenti Chaves janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve tona të thellohen, duke përfshirë bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
Tutje, Presidentja Osmani njoftoi Presidentin Chaves për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare.
“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” ka thënë Presidentja Osmani.
Më tej, Osmani i ka përcjellur urimet më të mira Presidentit Chaves në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re, udhëheqjes së popullit dashamirë e paqedashës të Kosta Rikës drejt një të ardhmeje të begatë e të sigurt./21Media

Back to top button