Gol që e shihni rrallë herë, Halilaj shënon në derbin turk (VIDEO)

Një gol gjatë derbit të Super Ligës së Turqisë të femrave mes Fenerbahces dhe Besikstas qëndroi i rregullt, pasi që një lojtare shfaqi intelegjencë të lartë të futbollit.

Futbollistja kosovare, Donjeta Halilaj shënoi një gol në minutën e 95’ të ndeshjes mes Fenerbahces dhe Besiktasit, por që nuk ishte i mjaftueshëm për ta evituar humbjen e skuadrës së saj.

 

Halilaj shënoi golin e dytë për Besiktasin, duke ia larguar me kokë topin nga duart e portieres së Fenerbahces, para se të godiste dhe ta dërgonte topin në portën e zbrazur.

Halilaj menjëherë çoi lartë duart e saj drejt referes, duke treguar se nuk kishte asnjë problem me mënyrën se si ajo e shënoi golin.

Golin e Halilajt e gjeni më poshtë.

Back to top button