Kaloni te përmbajtja kryesore

Gola për Ramën: Edhe vizat do i kishte vendos po të mos i rrezikohej pushteti

Në vargun e reagimeve ndaj kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është përfshirë edhe deputeti i LVV-së, Ardian Gola.

Gola tha se Rama edhe do t’i vendoste viza Kosovës, nëse nuk do të kishte frikë se mund t’i rrezikohet pushteti ‘nga aktivizimi i atij pak delli të mbetur kombëtar’.

“S’ka cka m’u cudite. Edhe vizat t’i kish vendose po t’mos kishte pase frike qe mund t’i rrezikohet pushteti nga aktivizimi i atij pak delli te mbetur kombetar, te pluhurosur trash nga te dyja anet e kufirit”, shkroi Gola në Facebook.

Reagimet e akorëve politikë kosovarë vijnë pasi Rama njoftoi se ka anuluar në momentet e fundit mbledhjen e përbashkët në Gjakovë, pasi i kishte kërkuar kryeministrit Albin Kurti që në këtë mbledhje të marrin pjesë vetëm dy kryeministrat, dy ministrat e Mbrojtjes dhe dy ministrat e Jashtëm. Një gjë e tillë u refuzua nga Kurti, i cili propozoi që fillimisht të mbahet mbledhja me të gjithë ministrat dhe më pas të mbahet kjo e propozuar nga Rama. Megjithatë, Rama nuk pranoi një gjë të tillë dhe vendosi ta anulojë mbledhjen. /21Media

 

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button