Goli i Origit kundër Barcelonës votohet si goli më i bukur i Liverpoolit

2 min read

Liverpooli është njëri nga klubet më historike në Angli.

Me bollëk trofesh për të festuar dhe një numër legjendash ndryshe nga të tjerët, gjiganti anglez me të vërtetë ka lënë gjurmë në Premier Ligë dhe futbollin evropian.

“Të Kuqtë” ishin pranë shkrimit të historisë këtë sezon, ku vetëm një pikë dhe një gol më pak, ia mohuan trofeun e Premier Ligës dhe atë të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, përgjatë sezoni që lamë pas, Liverpooli shënoi disa gola fantastikë, por a ishte ndonjë prej tyre i denjë për të qenë në radhët e golave më të bukur në histori të klubit?

Por, tani që futbollistët gjenden në pushimet e tyre verore, Liverpooli ka bërë një numërim të shkëlqyer të 130 golave të tij më të mirë për të festuar 130 vjetorin e tyre.

Më pas, pas disa ditëve ku klubi postonte gola të ndryshëm, Liverpooli ua la në dorë tifozëve të vendosin fituesin përfundimtar, ku votat e tyre formuan 10-shen finale të golave më të mirë.

Fituesi ishte goli i Origit kundër Barcelonës, një goditje me të vërtetë ikonë që do të jetojë gjatë në kujtesën e tifozëve të Liverpoolit.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni 10 golat më të bukur në histori të Liverpoolit të zgjedhur nga tifozët, dhe golin e Divock Origit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.