Goli i Rashicës nuk i ndihmoi Norwichit, humbi nga Liverpooli

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica ka shënuar golin e parë për Norwichin në Premier League. Megjithatë, goli i tij nuk i ndimoi ekipit, pasi që u mposht nga Liverpooli me rezultot 3:1.
Liverpooli me këtë fitore mban hapin për titull të kampionit.
Liverpooli barazoi rezultatin me një gol nga Sadio Mane në minutën e 64-të për 1:0.
Vetëm tre minuta më vonë pas asistimit të portierit Alisson Becker, Mohamed Salah shënoi për 2:1.
Golin e tretë e shënoi Luis Diaz në minutën e 80-të pas asistimit të Jordan Hendersonit për 3:1.
Liverpooli pas 25 ndeshjeve në Premier League është në pozitën e dytë me 57 pikë, ndërsa Norwichi është i fundit me 17 pikë./21Media

Back to top button