Goli i Xhakës kundër United zgjidhet goli më i mirë i sezonit te Arsenali

Arsenali ka zbuluar fituesin e golit më të mirë të sezonit 2021/22, i cili është prezantuar nga “Sportsbet.io”.
Ka pasur shumë gola të jashtëzakonshëm te skuadra e Arsenalit gjatë sezonit që lamë pas, por në krye të sondazhit, siç u votua nga tifozët, ishte goli e Granit Xhakës kundër Manchester United.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane e gjuaji topin nga 25 metra larg portës në ndeshjen në “Emirates” dhe lëshoi një goditje të pandalshme pas David De Geas në këndin e poshtëm të golit.
Goli i bukur i Xhakës mori 31 për qind të votave totale të hedhura në sondazhin zyrtar të Arsenali, përcjell KosovaPress.
Golin e Xhakës e gjeni më poshtë nga minuta e 4:45./

Back to top button