Goli i Zhegrovës nominohet për më të mirin e javës
Edon Zhegrova ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Kairat Almaty, ku skuadra e tij fitoi me përmbysje 3:2.
Futbollisti i Kosovës shënoj një gol të bukur nga distanca, derisa u fut në mesin e katër golave më të mirë në “UEFA Conference League”.
Fansat mund të zgjedhin se cili ishte goli më i mirë, ku së bashku me Zhegrovën në garë janë edhe Gomez i Omonia, Horvat i Mura dhe Christodoulopoulos i Anorthosis.