GOOOOOL, Shqipëria kalon në epërsi ndaj Kroacisë

(Lajm i përditësuar)


Qazim Laçi është shqiptari i tretë që shënon në finalet e Kampionatit Evropian

Qazim Laçi është shqiptari i tretë që shënon në finalet e Kampionatit Evropian pas Nedim Bajramit dhe Armando Sadikut, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv


GOOOOOL, Shqipëria kalon në epërsi ndaj Kroacisë

Shqipëria kalon në epërsi me tentativën e parë të ndeshjes. (1: 0). Një krosim vjen nga vija e djathtë dhe Qazim Laci ka hyrë mes dy lojtarëve kroatë dhe duke goditur topin me kokë “ka pushtuar” portën e kroatëve.

Por është një moment që portieri Dominik Livakovic nuk do të dëshirojë ta shohë më. Goditja me kokë ishte afër tij, por topi u përplas në rrjetë, pavarësisht se Livakovic u përpoq ta largonte.


Shqipëria dhe Kroacia nisin përballjen vendimtare drejt Euro 2024

Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Kjo përballje do të jetë vendimtare për të dyja kombëtaret.


Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë kundër Kroacisë

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut me fillim nga ora 15:00,

Ndeshjen hapëse të Euro 2024 Shqipëria e humbi kundër kampionit aktual evropian, Italisë, nga e cila u mposht 2:1.

Në konferencën e mbrëmshme për media, Sylvinho tha se e ka të gjithë skuadrën e gatshme dhe nuk do të mungojë asnjë lojtar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Kroacia do të mungojë vetëm Nikola Vlasic.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Kroacia (4-3-3): Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Sosa; Modric, Sucic, Kovacic; Majer, Budimir, Kramaric

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Laci, Bajrami, Asani; Broja

Back to top button