Bislimi për largimin e masave: Kosova nuk ka pranuar që të shantazhohet

(Lajm i përditësuar)


Raportimi i Bislimit në komision pason me përplasje për Radojçiqin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane është lavdëruar për shtrirjen e sovranitetit në veri, e që tha se kjo ia ka vlejtur pavarësisht nëpër atë që ka kaluar Kosova si vendosja e masave nga BE-ja.

“ Tash na masat ndoshta i kemi paguar , por Radojiçiqi është në arrati, gjithë Evropa e konsideron si kriminel”, tha Bislimi.

Këtu ka replikuar shefja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasnqi duke i thënë se pozita po fol në telefon me Radoiçiqin, përcjell portali rtv21.tv

Më pas Bislimi ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ai nuk po flet me të.

“Shefja juaj”, shtoi Krasniqi duke iu referuar përgjimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila me Radojçiqin.

“Nejse ju keni nevojë për këto deklarata”, shtoi Bislimi.
“Jo s’kemi nevojë vetëm se ti po ke nevojë vet, shprehu pak më ndryshe, nuk mundesh me qesh Radojçiqin kur ju merreni vesh me të, shefja e grupit parlamentar.”, tha ajo.


Bislimi për largimin e masave: Kosova nuk ka pranuar që të shantazhohet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka pasur tentime që disa vende anëtare të BE-së të kërkojnë koncesione shtesë për heqjen e masave.

“Ka pasur në vazhdimësi jo nga Brukseli por nga vendet anëtare dhe kërkesat që kanë shkuar përtej arsye përse janë vendosur masat dhe janë kërku koncesione shtesë, por natyrisht se Kosova nuk ka pranuar që të shantazhohet në këtë drejtime , edhe mendoj që është shumë më rëndësi ajo që thatë se masat kanë qenë të padrejta, se Kosovës i janë bërë kërkesa për koncesione shtesë sepse kjo tregon se më së paku faji ka qenë i Republikës së Kosovës për vendosjen e masave dhe këtë nuk duhet ta harrojmë se shtojmë në diskutim temën e masave.”, ka deklaruar Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane./21Media

Back to top button