Gordana Siljanovska: Erdhi koha jonë

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova tha se po posaçërisht është krenare me gratë në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Davkova tha se edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të vazhdojë të sillet njëjtë me kundërkandidatin e saj.

“Posaçërisht jam krenare me gratë në Maqedoni, pa dallim përkatësie, mendoj se është koha për identifikim të gruas me gruan pa dallim se cilës kategori të shoqërisë, ideologjisë, partisë politike i përket. Gratë kanë qenë inspirimi im . Mendoj se edhe unë e tyre. Jam e lumtur që ditëve takoj edhe gra të partive tjera politike që më thonë se vjen koha jonë. Nuk do të sillemi ne si burrat në histori, nuk do të ndërtojmë matriarhat, por do të tregojmë se pa dallim se ku jemi, kemi me vete dituri, mençuri, energji, kreacion dhe se është e radhës që kjo shoqëri ta shfrytëzojë të gjithë këtë”, tha Davkova.

Back to top button