Kaloni te përmbajtja kryesore

Grabitësit hedhin në erë bankomatin, Policia publikon videon kur gjuajtën me armë ndaj tyre

Disa persona të dyshuar të pa njohur me lëndë plasëse kanë shpërthyer bankomatin e një banke private, si dhe kanë dëmtuar dy bankomatë tjerë duke tentuar të grabisin para.

Rasti ka ndodhur të premten rreth ores 04:44 në Ferizaj.

Pas intervenimit të njësive policore të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku vetura zyrtare është qëlluar disa herë dyshohet nga arma AK 47.

Gjatë intervenimit edhe zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zyrtare në drejtim të dyshuarve.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa rasti është duke u hetuar.

Policia e Kosovës po ashtu ka publikuar videon kur grabitësit kanë gjuajtur me armë ndaj tyre./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button