Grabitësit plagosin dy punonjës të kompanisë së sigurimit

 

 

Dy punonjës të një kompanie janë plagosur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, kur persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave.

Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Sipas saj, rasti ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe se personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Menjëherë pas informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënën se të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejnë grabitjen dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button