Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një institucion mikrofinanciar është grabitur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës , Flora Ahmeti.
Ai tha se bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.
“Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?