Grabitja më e madhe në histori, vidhet ari në aeroport

Policia po heton një grabitje ari në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos.

Zyrtarët kanadezë kanë thënë se më shumë se 15 milionë dollarë ar dhe sende me vlerë u vodhën më 17 prill.

Kontejneri “me vlerë të lartë” mbërriti në aeroport në mbrëmje dhe u transportua në një objekt mbajtës ngarkesash.

Policia beson se aty ka ndodhur edhe grabitja.

Vjedhja mund të shënojë një nga grabitjet më të mëdha në historinë kanadeze.

Inspektori i Policisë Rajonale, Stephen Duivesteyn e ka përshkruar vjedhjen si “të rrallë”.

Toronto Sun raportoi se policia mendonte se grupet e krimit të organizuar ishin të përfshirë.

Back to top button