Grabitje e armatosur në Kaçanik
Vodhën paratë dhe ikën
Mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Një person ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë hyrë dy persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.
Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime./21Media