Djali e bën për spital babain
Viktima ka pranuar tretman mjekësor
Është arrestuar dje një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:45 në Podujevë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindin tij viktimën mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media