Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

Rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të armatosur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, saktësisht në një market.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rjonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një sasi parash, nga punëtorja e marketit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim të ndriçimit e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar./21Media

Back to top button