Parashikimi i motit për nesër

Nesër do të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Nëpër ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes./21Media

Back to top button