Grabitje e armatosur në Pejë

Policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka kryer një grabitje në njërën prej qendrave të “Ipkos”.

Rasti kishte ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 18: 36 minuta në qytetin e Pejës. Sipas policisë ky rast është raportuar nga punëtorja e kësaj kompanie derisa ishte në vendin e punës.

“Ka hyrë në objekt një person i dyshuar e i pa njohur, në kokë kishte një kapelë dhe fytyrën e mbështjell me një shall, nën kërcënimin e një arme-revole, i ka grabitur pra të gatshme në shumën prej 95 euro dhe më pas largohet në drejtim të pa njohur”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.

Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe vazhdon të hetohet. /21Media 

Back to top button