Grabitje e armatosur në Prishtinë

Hajnat në arrati

Një rast i grabitjes me armë ka ndodhur në natën e 16 janarit në fshatin Shkabaj në Prishtinë.

Viktima ka raportuar në polici se derisa ishte duke vozitur, një grup prej tre personash ia kanë bllokuar rrugën dhe ia kanë grabitur paratë dhe dokumentet personale.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij në lëvizje nën urë, tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës duke i dëmtuar veturën i kanë grabitur portofolin me dokumente personale”, ka bërë të ditur policia duke thënë se nuk raportohet për të lënduar.

Sipas policisë të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.

Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike./21Media

Back to top button