Kaloni te përmbajtja kryesore

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Nuk ka të lënduar

Pesë persona posa kanë kryer një grabitje të armatosur në hipermarketin Viva Fresh, e cila ndodhet rrugës për Gërmi.

Burime të KSP thonë se nuk ka të lënduar me këtë rast.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që grabitësit e armatosur janë larguar nga marketi në këmbë, në drejtim të lagjes ‘Tokbahçe’.

Ky rast ka shkaktuar panik te qytetarët që ishin në market dhe ka pasur edhe të alivanosur.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button