Moti: Vende-vende me borë

Moti për pesë ditët e ardhshme

Dita e fundit e vitit 2018 fillon me mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Nga dita e martë do të ketë rënie të lehta të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius në fundjave, ndërsa maksimalet do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e javës që lamë.

Shtypja atmosferike vazhdon ti mbajë vlerat e mbi normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Back to top button